Shkëmbim spektakolar: Vlahovic në Mynih, ylli i Bayernit te Juventusi

Bomba e verës, Bayern dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur, pasiqë në verë pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

Disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për Vlahovic, ndërsa Bayerni ka gati ofertën tunduese për Biankonerët, shkruan Calcio Mercato.

Bavarezët e kanë piketuar Vlahovic si zëvendësuesin ideal të Lewandowskit dhe për të bindur Juventusin, janë të gatshëm tia ofrojnë kartonin e Serge Gnabryt dhe një shumë parash.

Gnabry do të ishte një përforcim ideal për Juventusin dhe Biankonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Bayernit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here