ÇFARË TRADHËTIE: De Vrij transferohet te rivalët e Interit

Stefan De Vrij largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij, është njëri nga lojtarët më të përfolur, pasiqë në fund të sezonit pritet të largohet nga Interi.

Holandezit i skadon kontrata me Neroaxurët në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.

Interesim për De Vrij kanë shfaqur disa gjigantë europian, por sipas raportimeve të fundit 31-vjeçari do të mbetet në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e De Vrij me parametra zero.

Biankonerët e kanë piketuar holandezin si zëvendësuesin ideal të Leonardo Bonuccit dhe së shpejti pritet të kontaktojnë agjentin e De Vrij, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here