BOMBA E VERËS: Conte merr drejtimin e Milanit dhe transferon yllin e Tottenham

Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik ditën e sotme, duke shkruar se Milan po mendon për emërimin e Antonio Contes si trajner.

Rosonerët e kanë nisur vitin 2023 në mënyrë katastrofale duke pësuar 5 humbje në 8 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e 6-të në Serie A.

Me një ecuri të tillë Pioli rrezikon shkarkimin dhe RedBird e ka piketuar Conten si trajnerin e duhur për tia besuar drejtimin e skuadrës.

Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke shkruar se në rast se Conte merr drejtimin e Milanit, transferimi i tij i parë në San Siro do të jetë Richarlison.

Sipas Calcio Mercato, Conte synon të krijojë një dyshe të frikshme me Richarlison-Leao.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here