E bujshme: Emiliano Martinez transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Emiliano Martinez transferohet në Serie A.

Portieri i Aston Villa-s, Emiliano Martinez ishte njëri nga protagonistët kryesorë në Botërorin e Katarit.

Martinez shkëlqeu në Botëror me paraqitjet e tij duke u shpallur edhe portieri më i mirë, ndërsa sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Calcio Mercato, shkruan se Martinez do të largohet në verë nga Aston Villa, ndërsa për shërbimet e tij do të garojnë dy gjigantë italian.

Sipas Calcio Mercato, Juventus dhe Roma do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Martinez.

Biankonerët e kanë piketuar argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Wojciech Szczesny-t.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here