BOMBË: Milan transferon yllin e Napolit për €40M

Cardinale hap thesin, Milan transferon yllin e Napolit.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e sulmuesit të Napolit, Giacomo Raspadori.

Raspadori u transferua verën e shkuar te Napoli për 30 milionë euro, por këtë sezon ka luajtur vetëm 989′ minuta.

Edhe pse nuk është titullar, Raspadori ka arritur të realizojë 5 gola dhe 2 asistime në 23 ndeshje.

Raspadori mund të luajë para sulmit, nga krahu i majtë i sulmit, por edhe si qendërsulmues, prandaj Rosonerët e shohin 23-vjeçarin si një përforcim ideal.

Për të siguruar shërbimet e Raspadorit, Milan do të duhet të ofrojë 40 milionë euro, shifër të cilën Cardinale është i gatshëm ta paguaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here