Shkëmbim spektakolar: Dumfries në Emirates, ndërsa ylli i Arsenalit te Interi

Inter dhe Arsenal shkëmbejnë yjet e tyre.

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries është njëri nga lojtarët më të përfolur në kampin e Neroaxurëve.

Dumfries është i lidhur me një largim nga Interi që nga vera e shkuar dhe në fund të sezonit Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Interesim për Dumfries kanë shfaqur Manchester United dhe Chelsea, ndërsa në garë është përfshirë edhe Arsenali.

Sipas Calcio Mercato, Topçinjtë synojnë transferimin e Dumfries në merkaton e verës dhe madje kanë gati ofertën joshëse për Interin.

Arsenali do tia ofrojë Interit kartonin e Takehiro Tomiyasu dhe 25 milionë euro në këmbim të Dumfries.

Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Tomiyasu do të ishte zëvendësuesi ideal i Skriniar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here