Cardinale hap thesin: Milan transferon sulmuesin e ri për €50M

Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë yllin 50 milionësh.

Milan ka pësuar disfatën e 8-të në Serie A këtë sezon, duke u mposhtur nga Udinese në transfertë me rezultat 3-1.

Rosonerët renditen në pozitën e 4-tërt në Serie A dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për një mini revolucion në merkaton e verës.

Objektivi kryesorë i Milan për merkaton e verës është transferimi i një qendërsulmuesi të ri dhe dyshja Maldini-Massara do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Rasmus Hojlund.

Hojlund po shkëlqen me Atalantën këtë sezon duke realizuar 8 gola dhe 2 asistime në 25 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi danez ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe vlera e tij në treg ka arritur 50 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here