Oferta prej €80m ka arritur: Maignan ka skuadër të re

Oferta faraonike ka arritur, Mike Maignan largohet nga Milani.

Mike Maignan është zbulimi i madh i Milanit në sezonin e kaluar. Rosonerët e transferuan francezin nga Lille për 15 milionë euro dhe ishte njëri nga më meritorët në fitimin e titullit sezonin e kaluar.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Maignan ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit Milan ka marrë një ofertë tunduese për 27-vjeçarin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea synon transferimin e Maignan në merkaton e verës dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit 80 milionë euro.

Rosonerët janë të hapur ta shesin Maignan për një shifër të tillë dhe bisedimet me Chelsea do të fillojnë në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here