Lajm i bujshëm, Ansu Fati te gjiganti italian.
Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive, pas zërave se në verë do të largohet nga Camp Nou.
Ansu Fati nuk po gjen dot formën e duhur pas rikuperimit nga lëndimi dhe drejtuesit e Barcelonës janë të hapur për shitjen e tij në merkaton e verës.
Interesim për Fati kanë shfaqur disa skuadra nga Premier League, por sipas zërave të fundit favorit për shërbimet e spanjollit është gjiganti italian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Ansu Fatit në merkaton e verës.
Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.
Për kartonin e Fati, Zonja e Vjetër do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro.