Lajm i bujshëm nga Italia, Allegri largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Juventusi në verë.
Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Allegri mund të mbetet në Serie A edhe nëse shkarkohet nga Juventusi, pasiqë ka përfunduar në orbitën e një tjetri gjigant italian.
Sipas Tuttsport, Inter e ka piketuar Allegrin si zëvendësues potencial të Simone Inzaghit, i cili do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.
Është Marotta ai i cili ka propozuar emrin e Allegrit për tia besuar drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, shkruan Tuttsport.