Sherri Cuadrado-Handanovic, Gjykata Sportive publikon vendimet

E fundit, Gjykata Sportive publikon vendimet.

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter përfundoi në barazim 1-1 teksa fundi i sfidës, aty ku edhe zikaltërit shënuan golin e barazimit shkaktoi polemika dhe tension të pamasë mes lojtarëve të dy skuadrave.

Ishte Romelu Lukaku që pasi shënoi nga pika e bardhë, provokoi tifozerinë vendase me festën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Por, tensioni mbeti dhe u shfaq sërish pak çaste më vonë kur përfundoi ndeshja. Juan Cuadrado kërkoi të sqarohej me Samir Handanovic, por nervat tradhtuan kolumbianin që goditi me grusht kapitenin e Inter.

Ndërkohë, Gjykata Sportive në Itali ka marrë edhe vendimet me aktet e shëmtuara në Allianz Stadium ku ka dënuar Cuadradon me tre ndeshje pezullim ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim.

Sakaq, klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh teksa për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here