Lajm i bujshëm, Dani Carvajal në verë te gjiganti italian.
Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal mund të largohet nga Reali në verë pas 10 sezoneve me fanellën e Los Blancos.
Carvajal ka kontratë me Realin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka realizuar 5 asistime në 35 ndeshje të luajtura.
Drejtuesit e Realit, po punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe objektivi kryesorë në merkato do të jetë transferimi i një mbrojtësi për krahun e djathtë.
Carvajal nuk do të jetë titullar nga sezoni i ardhshëm dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti italian.
Sipas Calcio Mercato, Juventus e ka piketuar mbrojtësin spanjoll si përforcimin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në verë synojnë afrimin e spanjollit në skuadër.
Për të siguruar shërbimet e Carvajal, Biankonerët do të duhet të paguajnë më së paku 10 milionë euro.