Milan mbetet duarbosh: Aouar i kryen testet mjekësore tek një tjetër gjigant italian

Houssem Aouar në Serie A, por jo tek Milani.

Houssem Aouar do të largohet nga Lyon në merkaton e verës si një lojtar i lirë pasi kontrata e tij përfundon në qershor.

Destinacioni i radhës për mesfushorin 24-vjeçar duket se është Italia. Sipas Calciomercato, Milani ka mbetur duarbosh, pasiqë Aouar thuhet se ka kryer testet mjekësore te Roma.

Verdhekuqtë kanë arritur të djegin konkurrencën me klubet angleze dhe të firmosin me mesfushorin algjerian Houssem Aouar.

Pavarësisht mohimeve nga ana e Thiago Pintos, mediat pranë verdhekuqve konfirmojnë se palët kanë rënë dakord për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Aouar do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here