Milan mbetet duarbosh, Balogun tek një tjetër gjigant italian.
Sulmuesi anglez, Folarin Balogun, është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.
Balogun po shkëlqen tek Reims këtë sezon duke realizuar 19 gola dhe 3 asistime në 31 ndeshje të luajtura.
21-vjeçari është nën pronësinë e Arsenalit dhe falë paraqitjeve mbreslënëse Topçinjtë kanë marrë disa oferta.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Arsenali do tia ofrojë kartonin e Balogun gjigantit italian.
Sipas Calcio Mercato, Topçinjtë synojnë transferimin e Vlahovic në merkaton e verës dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Balogun dhe 40 milionë euro.
Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.