Inter ka gati goditjen e madhe për vijën e sulmit.
Inter mbrëmë pësoi disfatën e 11-të këtë sezon dhe Neroaxurët për momentin renditen në pozitën e 5-të duke rrezikuar kualifikimin në Champions.
Në Meazza priten ndryshime të mëdha në verë dhe njëri prej lojtarëve që pritet të largohet është Romelu Lukaku.
Neroaxurët nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes, pasiqë nuk janë të kënaqur me paraqitjet e belgut.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Jonathan David nga Lille në merkaton e verës.
David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse.
Sulmuesi kanadez ka realizuar 21 gola dhe 4 asistime në 32 ndeshje të luajtura këtë sezon.
David ka kontratë me Lille deri në vitin 2025 dhe për shërbimet e tij Interi do të duhet të paguaj 60 milionë euro.
Neroaxurët pritet të arkëtojnë para nga shitja e Brozovic-Dumfries dhe janë të gatshëm që të shpenzojnë 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e David.