Inter-i i Simone Inzaghi-t po përjeton të paktën një situatë paradoksale.
Skuadra zikaltër, e cilësuar në fillim të sezonit mes pretendenteve për titullin, rrezikon të mbetet jashtë Champions League për vitin e ardhshëm.
Një ecuri e tmerrshme në vitin 2023 për formacionin e Simone Inzaghi-t,që humbi kontaktet me majën dhe shpërdoroi shumë mundësi. Mjafton të themi se nga janari e në vazhdim Interi u mund në kampionat nga skuadra si Fiorentina, Spezia, Empoli, Bologna dhe Monza. Renditja flet vetë.
Inter-i është ende në garë për një vend në Champions League, por aktualisht ndodhet në vendin e pestë, plot 10 pikë prapa Lazio-s që është e dyta dhe -2 pas rivalëve Milan në vendin e katërt. Situata është e komplikuar, por jo aq dramatike, megjithatë nevojitet urgjentisht një zgjim për skuadrën e Inzaghi-t.
Problemi është se nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Champions League, do të duhet të bëjë pa të ardhura të rëndësishme dhe të nevojshme nga UEFA. Përveç përballjes me një sezon falimentues, të paktën në kampionat.
Rreziku është që të duhet të sakrifikojë disa yje në merkato, duke pasur parasysh se Inter-i tashmë do të humbasë Milan Skriniar me kosto zero, në drejtim të PSG-së.
Një tjetër titullar që mund të përfundojë në merkato, pavarësisht se mund të mos ketë dëshirë, është mesfushori Nicolo Barella. Një nga lohtarët kyç të Inter-it, vendimtar në çerekfinalet e Champions League kundër Benfica-s, është një lojtar shumë i kërkuar.
Pavarësisht një kontrate ekzistuese deri në vitin 2026, Barella mund të jetë sakrifica e madhe e zikaltërve, për të marrë një të ardhur të rëndësishme dhe të dobishme për arkën e klubit në verë. Në Premier League, Barella ka shumë admirues.
Një prej tyre është edhe Chelsea, që tashmë në kohën e Antonio Conte-s ishte përpjekur të merret lojtarin në Londër, i cili megjithatë preferoi të qëndronte në Itali. Por në sezonin 2023-2024 mund të vijë mundësia e duhur. Duket se Chelsea është gati të vendosë në pjatë një ofertë që do të përfshinte një shkëmbim dhe para.
Chelsea do të propozojë shkëmbimin Barella-Mount, supas Cmweb.it. Kartoni i mesfushorit sulmues anglez Mason Mount, që skadon në vitin 2024, plus një pjesë të rëndësishme në para. Mount mund të jetë i dobishëm për Interin, edhe nëse karakteristikat e tij duken të ngjashme me ato të Calhanoglu dhe Mkhitaryan.
Inter-i do të preferonte të merrte vetëm para nga shitja e një lojtari të rëndësishëm si Barella, për të rregulluar sadopak bilancin dhe për të zëvendësuar mesfushorin me një element të cilësive të ngjashme. Por gjithçka do të varet, e përsërisim, nga pozicioni përfundimtar i Inter-it në kampionatin aktual.