Shkëmbim spektakolar: Bastoni në Camp Nou, ndërsa dyshja e Barcelonës te Interi

Bomba e verës, Inter dhe Barcelona shkëmbejnë yjet e tyre.

Alessandro Bastoni, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pas zërave se në verë do të largohet nga Meazza.

Bastoni ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2024 dhe në verë drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Interesim për Bastonin kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa sipas së fundmi Barcelona është përfshirë në garë për 23-vjeçarin.

Calcio Mercato, shkruan se Blaugranët i kanë propozuar Interit një shkëmbim mes Bastonit dhe dyshes Kessie-Dest.

Kessie do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës, ndërsa Dest do ta zinte vendin e Dumfries.

Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here