Marrëveshja është arritur, Inter siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Inter mbrëmë siguroi kualifikimin në gjysmëfinale dhe Neroaxurët do të përballen me Milanin.
Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Inter ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Franck Kessie.
Kessie nuk po bind me paraqitjet e tij te Barcelona dhe Blaugranët do ta shesin atë në verë.
Për kartonin e Kessie Neroaxurët do të paguajnë 25 milionë euro, shifër të cilën pritet ta arkëtojnë nga shitja e Dumfries.