E bujshme: Zbulohet goditja e parë e Motta-s te Interi

Zbulohet goditja e parë e Mottas si trajner i Interit.

Thiago Motta, është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pas zërave se do ta merr drejtimin e Interit në verë.

Motta po bën një punë të shkëlqyeshme te Bologna duke u renditur në pozitën e 8-të në Serie A, pozitë kjo e cila siguron kualifikimin në garat europiane.

Falë punës së mirë që po bën te Bologna, drejtuesit e Interit e kanë piketuar Mottan si zëvendësuesin ideal të Inzaghit.

Inzaghi do të largohet nga Interi në verë dhe Neroaxurët janë të gatshëm tia besojnë stolin Thiago Mottas.

Calcio Mercato, ka zbuluar goditjen e parë të Mottas te Interi për sezonin e ardhshëm.

Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Mottas do të jetë mesfushori i Bolognas, Lewis Ferguson.

Ferguson po shkëlqen me Bolonjën këtë sezon duke realizuar 4 gola në 26 ndeshje të luajtura dhe për kartonin e tij Inter do të shpenzonte vetëm 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here