Kartonin e Ruiz dhe €50m: Ylli i Interit transferohet te PSG

Oferta stratosferike ka arritur, ylli i Interit transferohet te PSG.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim PSG, me drejtuesit që synojnë transferimin e yllit të Interit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Nicolo Barellas dhe Parisienët kanë gati ofertën tunduese për Interin.

Parisienët janë të gatshëm tia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Fabian Ruiz dhe 50 milionë euro në këmbim të Barellas.

Te Inter janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here