Samir Handanovic duket se po kalon ditët e fundit si numri 1 i portës së Interit pasi po bëhet gati emri i ri që do të mbrojë portën e kësaj skuadre.
Ka kohë që janë përmendur shumë emra si pasardhës të sllovenit por tashmë një emër i ri ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë për portierin e skuadrës spanjolle të Granadas, Rui Silva.
Mbi të gjitha mësohet se vet ai ka deklaruar se e pëlqen mundësinë e transferimit tek Neroazzurët dhe të zërë vendin e Handanovic, që nuk është një barrë e lehtë për tu mbajtur.
Inter qysh prej fillimit të garës tashmë është në avantazh pasi për këtë portier në garë kanë qenë emra të mëdhenj si Lazio, Roma dhe gjiganti spanjoll i Atletico Madrid.