Barca shokohet, Juventus transferon objektivin e saj!

Për merkaton e janarit duket se Barcelona është shumë pranë marrjes së një lajmi tejet të hidhur, që do ti vijë shkaku i Juventusit.

Bëhet fjalë për Memphis Depay, i cili ka muaj që kërkohet nga Ronald Koeman por mesa duket një blerje e tillë nuk do të ndodhë nga ana e katalanasve për shkak se Zonja e Vjetër do të arrijë blerjen e tij më shpejtë.

Problemi për katalanasit qëndron sepse marrëdhëniet në mes të Lyon dhe Juventusit janë të shkëlqyera dhe ky fakt e bënë pothuajse të pamundur triumfimin e Koeman i cili lirisht mund të quhet si ‘mësuesi’ i Depayt.

26 vjeçari më herët kërkohej edhe nga Milani mirëpo kjo e fundit duket se ka hequr dorë përfundimisht pas ardhjes së Ibrahimovic dhe emrit të Luka Jovic që po kërkohet nga Djalli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here