Edhe pse 39-vjeç, Maicon është ende në formë.
Braziliani i cili ishte pjesë e Interit që fitoi tripletën, mund të rikthehet në Itali së shpejti.
Drejtori sportiv i klubit Sona Calcio që garon në Serie D, Claudio Ferarese e ka konfirmuar lajmin se janë në bisedime me Maicon.
Është e vërtetë. Maicon dëshiron të rikthehet të punojë në Milano, ndërsa ne jemi në Verona. Jemi shumë afër. Transferimi i Maicon do të ishte një hap i madh për martketingun e klubit tonë.