Lajm i bujshëm nga Italia, zbulohet skuadra e re e Simone Inzaghit.
Pas një sezoni të turbullt, Simone Inzaghi ka arritur ta udhëheq Interin drejt finales së Champions League.
Simone Inzaghi ka kontratë deri më 30 qershor 2024 me Inter-in, por largimi i tij mund të ndodhë më herët.
Falë suksesit në Champions, Inzaghi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit anglez.
Sipas Calcio Mercato, drejtuesit e Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro në mënyrë që Inter ta lërë të lirë Inzaghin.
Spurs e kanë piketuar Inzaghin si trajnerin e duhur për t’ia besuar drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm.
Në rast se Inter nuk triumfon në Champions, drejtuesit e Interit janë të hapur për largimin e Inzaghit.