Oferta tunduese ka arritur, Andre Onana largohet nga Interi.
Portieri i Interit, Andre Onana është njëri nga portierët më të përfolur pas sezonit mbreslënës me Neroaxurët.
Onana u transferua te Interi verën e kaluar me parametra zero dhe mund të largohet nga Meazza pas vetëm një sezoni.
Falë paraqitjeve të mira Inter ka marrë oferta prej 40 milionë eurove për kamerunasin dhe Neroaxurët janë të hapur për shitjen e tij.
Sipas Calcio Mercato, Bayerni i Mynihut synon transferimin e Onanas dhe Bavarezët kanë gati ofertën tunduese për Interin.
Calcio Mercato, shkruan se Bayernit do t’ia ofrojë Interit kartonin e portierit aktual Yann Sommer dhe 40 milionë euro në këmbim të Andre Onanas.
Neroaxurët janë të hapur për ofertën e Bavarezëve, pasiqë Sommer do të ishte zëvendësuesi ideal i Onana, por edhe për faktin se do të arkëtonin 35 milionë euro nga ky operacion.