Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët sigurojnë goditjen e rradhës në merkato.
Me vetëm një ndeshje për të luajtur dhe kualifikimin në Champions League të garantuar tashmë, Milani fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm.
Te Milan do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës, pas sezonit zhgënjyes duke mos fituar asnjë trofe.
Rosonerët kanë siguruar tashmë transferimin e Daichi Kamadas në mesfushë, ndërsa dje Leao firmosi kontratën e re deri në vitin 2023.
Sipas raportimeve të fundit, Milan ka arritur marrëveshje verbale me qendërmbrojtësin e Lens, Kevin Danso.
Rosonerët janë në fazën finale të bisedimeve me Lens dhe për kartonin e austriakut do të paguajnë 20 milionë euro.