E bujshme: Ilkay Gundogan transferohet te gjiganti italian me kosto zero

Lajm i bujshëm nga Italia, Ilkay Gundogan transferohet në Serie A.

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Etihad në verë pas shtatë viteve si futbollist i Citizens.

Gundogan ka luajtur 49 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 9 gola dhe 7 asistime, ndërsa kontrata i skadon në fund të sezonit.

Mesfushori 32-vjeçar nuk do ta rinovojë kontratën me Citizens dhe së fundmi është i lidhur me një transferim te Barcelona.

Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan është përfshirë në garë për transferimin e Gundogan.

Drejtuesit e Rosonerëve e kanë piketuar 32-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës dhe do të duelojnë me Barcelonën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here