Marrëveshja është arritur: Koulibaly rikthehet në Serie A

Koulibaly rikthehet në Serie A!

Drejtuesit e Inter do të takojnë së shpejti kolegët e Chelsea për të diskutuar për sulmuesin belg Romelu Lukaku, që pritet të qëndrojë në Serie A.

Gjithsesi, mediat italiane shtojnë se në tavolinën e bisedimeve nuk do të jetë vetëm emri i Lukaku, por edhe ai i mbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly.

31-vjeçari u transferua verën e kaluar në Londër dhe ka një kontratë deri në vitin 2026 me Chelsea, por nuk u aktivizua rregullisht.

Neroaxurët kanë arritur marrëveshje personale me senegalezin, i cili ka pranuar ulje të rrogës.

Inter kërkon ta marrë Koulibaly në formë huazimi, për të zëvendësuar Milan Skriniar, që do të shkojë te PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here