€25m në sezon, Romelu Lukaku ka skuadër të re

Romelu Lukaku duket se po i jep fund dilemave për të ardhmen e tij.

Pavarësisht dëshirës që ka shprehur shpesh për të qëndruar në Milano, tashmë një alternativë e re ka dalë në horizont dhe me shumë mundësi, belgu do të jetë pjesë e kampionatit të Arabisë Saudite.

Mediat italiane raportojnë se Lukaku ka marrë një ofertë nga Al Hilal që kap vlerën e 25 milionë eurove neto në sezon, pa përfshirë bonuset dhe avantazhet e tjera e kjo ka bërë që ai të mendojë seriozisht.

Raportohet se ditën e djeshme, Lukaku ka fluturuar në drejtim të Arabisë Saudite për të biseduar me klubin që mund të jetë shtëpia e tij e re.

Oferta natyrisht është shumë e lartë duke e krahasuar me pagat që merr në Europë dhe nuk mund t’i thuhet jo një oferte të tillë.

Problem, mund të mbetet vetëm kontrata që ka me Çelsin pasi blutë e Londrës nuk mund ta lejojnë të largohet pa arkëtuar një shumë të konsiderueshme parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here