Beppe Marotta ka gati transferimin e parë për merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për Papu Gomez të Atalantas ku firma e tij me Neroazzurët duket shumë pranë të ndodhë pasi largimi i tij pritet që të ndodhë gjatë muajit janar.
Inter është e vetëdijshme për rrezikun që ekziston që skuadrat tjera mund të siguojnë shërbimet e tij më herët por tashmë ky futbollist duket se e ka vendosur të ardhmen e tij pasi një marrëveshje është arritur mes tij dhe Marottas.
Raportohet se është arritur një marrëveshje për një kontratë deri në vitin 2023 me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset ndërsa transferimi i tij pritet të kushtojë 8-12 milionë euro.