Rosonerët nuk kanë të ndalur.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders dhe Chukwueze.
Milani nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.
Siç raporton Calcio Mercato, blerja e re e Milanit në këtë afat kalimtar veror do të jetë Yunus Musah
Një nga faktet që i bën më të besueshme këtë transferim është se Valencia nuk e grumbulloi amerikanin.
Në rast se negociatat mes klubeve shkojnë me sukses, Musah me shumë gjasa do të mbërrijë në Milano në orët e ardhshme.