Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë një tjetër bomber për €14M

Nuk mbaron me Okafor, Milan transferon një tjetër qendërsulmues.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor dhe Chukwueze.

Milani nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio, raporton se Milan synon transferimin e qendërsulmuesit argjentinas Alejo Veliz nga Rosario Central.

Sulmuesi 19-vjeçar po shkëlqen në kampionatin argjentinas duke realizuar 11 gola në 22 ndeshje të luajtura.

Sipas Di Marzio, ky transferim do ti kushtojë Milanit 14 milionë euro dhe marrëveshja pritet të arrihet ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here