Amrabat largohet nga Fiorentina, por mbetet në Serie A.
Pasi humbi garën me Al-Ahli për të fituar shërbimet e Franck Kessie, Juventusi tashmë nuk humbet kohë dhe ndjek një tjetër mesfushor. Në radarët e “zonjës së vjetër” tashmë është lojtari i Fiorentinës.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, bëhet fjalë për Sofyan Amrabat. Ky i fundit është prej kohësh një nga objektivat e Manchester United në mesfushë, por negociatat mes klubit dhe marokenit kanë ngecur.
Juventusi kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë 26-vjeçarin në Torino. Në Firence nuk do të lejojnë largimin e lojtarin për një shumë më pak se 25 milionë euro.
Bardhezinjtë do të nisin menjëherë sulmin për Amrabat në momentin që Zakaria të shitet. Thuhet tashmë se mesfushori i Zvicrës do të largohet nga “zonja e vjetër” në drejtim të Monacos.