Një yll dhe €60M: Vlahovic transferohet te Bayerni

Shkëmbim spektakolar, Vlahovic në Mynih, ylli i Bayernit te Juventusi.

Ndërkohë që Juventusi dhe Chelsea po negociojnë një shkëmbim të mundshëm mes Lukakut dhe Vlahovic, nga Anglia vjen një lajm që mund të hapë skenare të reja.

Pasi ka marrë refuzimin e radhës nga Tottenham për Harry Kane, Bayerni I Mynihut ka kthyer vëmendjen nga sulmuesi serb I bardhezinjve.

Juventusi synon të arkëtojë para nga shitja e Vlahovic dhe kampionët e Gjermanisë kanë në dispozicion 100 milionë euro për sulmin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni ka gati ofertën tunduese për Juventusin.

Për të ulur kërkesat e Juventusit, Bavarezët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Ryan Gravenberch dhe 60 milionë euro në këmbim të Vlahovic.

Juventus është në kërkim të një mesfushori dhe Gravenberch do të ishte përforcimi ideal për repartin e mesfushës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here