Shkëmbim spektakolar: Lukaku te gjiganti italian, nuk është Juventus!

Shkëmbim spektakolar, Romelu Lukaku mbetet në Serie A.

Romelu Lukaku është futbollisti më i përfolur në mediat sportive gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi belg pritej që të mbetet te Interi, por duke parë situatën financiare të zikaltërve, belgu filloi bisedimet me Juventusin.

Kjo thikë pas shpine bëri që Inter të tërhiqet nga blerja e Lukakut dhe tani belgu shpreson që t’i bashkohet Juventusit, por negociatat mes klubeve nuk po ecin në rrugën e duhur.

Juventus dhe Chelsea nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një shkëmbim mes Vlahovic-Lukaku dhe sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian mund të përfitojë nga kjo situatë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roma dhe Chelsea kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Abraham-Lukaku.

Giallorosët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Mourinho ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Lukakut.

Edhe pse Abraham është i lënduar Chelsea dëshiron ta rikthejë 25-vjeçarin në Stamford Bridge dhe Blutë e Londrës janë të hapur për këtë super shkëmbim.

Përveç Lukakut, Roma do të përfitojë edhe një shumë prej 10-15 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here