Milan pa frena në merkato, Rosonerët transferojnë bomberin e ri.
Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot tetë përforcime për sezonin e ri.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një qendërsulmues dhe sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë arritur tashmë marrëveshjen.
E përditshmja gjermane Bild, shkruan se Milan është në bisedime të avancuara me Bayer Leverkusen për transferimin e sulmuesit iranian, Serdar Azmoun.
Rosonerët kanë arritur marrëveshje personale me 28-vjeçarin dhe shumë shpejt pritet edhe akordi me drejtuesit e Bayerit.
Azmoun shkëlqeu gjatë periudhës te Zeniti duke realizuar 62 gola dhe verën e kaluar iu bashkua Bayerit, por nuk arriti të ambientohet te farmaceutikët duke realizuar vetëm 4 gola.
Drejtuesit e Bayerit janë të gatshëm ta lënë të lirë për rreth 8 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.