Rosonerët kanë gati goditjen e nëntë në merkato.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër përforcim, por kësaj rradhe për repartin e mbrojtjes.
Sipas Tuttosport, Milan është pranë arritjes së marrëveshjes me Platense për transferimin e Marco Pellegrino.
Qendërmbrojtësi argjentinas posedon edhe pasaportë italiane, ndërsa Milan i ka ofruar Platnses 3 milionë euro dhe 3 të tjera në formë bonusesh.
Palët janë pranë arritjes së marrëveshjes dhe Pellegrino pritet të fluturojë drejt Milanos javën e ardhshme.