Goditje për Scudetto: Gravenberch transferohet te gjiganti italian

Ryan Gravenberch transferohet në Serie A.

Mesfushori holandez, Ryan Gravenberch pritet të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Gravenberch u transferua te Bayerni verën e shkuar, por nuk arriti të lërë gjurmë në Allianz Arena dhe 21-vjeçari dëshiron të ndryshojë skuadër.

Sipas Calcio Mercato, Gravenberch pritet të transferohet në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon afrimin e tij.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus ka nisur bisedimet me Bayernin për huazimin e Gravenberch.

Biankonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe e kanë identifikuar holandezin si përforcimin ideal.

Juventus synon huazimin e Gravenberch me opsion blerjeje dhe marrëveshje me Bayernin pritet të arrihet javën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here