Oferta faraonike ka arritur, Lautaro dhe Barella largohen nga Interi.
Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella janë lojtarët më të përfolur, falë paraqitjeve mbreslënëse te Interi.
Lautaro sezonin e shkuar realizoi 28 gola, ndërsa në sezonin e ri ka realizuar 5 gola.
Barella sezonin e shkuar realizoi 9 gola dhe 10 asistime duke çmendur kështu gjigantët europian.
Sipas Calcio Mercato, Liverpool synon transferimin e dyshes verën e ardhshme dhe Reds janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për ta bindur Interin.
Lautaro dhe Barella konsiderohen si të paprekshëm, por te Interi askush nuk i shpëton regullave të tregut dhe zikaltërit janë të hapur për shitjen e tyre për shumën e 200 milionë eurove.