Juventusi i madh po kthehet: Elkann shet klubin për 3 miliardë euro

Oferta prej 3 miliardë eurove ka arritur, Juventus me pronarë të rinj.

E përditshmja italiane “Il Giornale”, disa ditë më parë lëshoi një lajm bombastik, duke shkruar se familja Agnelli, që është për 100 vite në pronëse të Juventus, ka vendosur të nxjerrë në shitje klubin bardhezi.

Një lajm që ka befasuar e tronditur të gjithë, por duket se problemet ekonomike të viteve të fundit kanë detyruar familjen e njohur italiane të bëjë këtë manovër.

Në rast se shitja e klubit ndodh ajo nuk do të kryhet sa hap e mbyll sytë dhe pa dhimbje.

Media e njohur milaneze që ka publikuar lajmin bën një analizë të situatës, sipas së cilës Juventus sot është në krizë dhe Andrea Agnelli është në gjyq për cështje të vjetra, duke u transferuar në Holandë.

Sipas “Il Giornale”, bilanci është negativ, klubi ka shumë humbje dhe e ardhmja financiare nuk duket e ndritur.

Humbjet kanë prekur kuotën e 240 milionë eurove, ndërsa borxhet kalojnë 800 milionë. për këtë arsye, familja Agnelli e ka nxjerrë në shitje klubin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Elkann ka marrë një ofertë nga Katari prej 3 miliardë eurove.

Edhe pse kompania e familjes Agnelli, Exor, ka mohuar zërat për shitjen e klubit, një ofertë të tillë vështirë se do ta refuzojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here