Lajm bombastik, Marcus Thuram largohet nga Interi.
Sulmuesi francez, Marcus Thuram bëri bujë të madhe gjatë kësaj vere kur iu bashkua Interit me parametra zero.
Thuram ishte pranë transferimit te Milani, por në fund francezi përfundoi te rivalët e Rosonerëve.
Sulmuesi 26-vjeçar e ka nisur shkëlqyeshëm aventurën e tij te Interi, duke realizuar 2 gola dhe 3 asistime në 4 ndeshje të luajtura.
Thuram ishte protagonist ndaj Milanit në derbi duke realizuar një gol fantastik dhe falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve anglez.
Sipas Calciomercato, Chelsea dhe Tottenham janë duke e monitoruar francezin dhe në rast se vazhdon me paraqitje të tilla skuadrat Londineze janë të gatshme të hidhen në sulm.
Te Interi janë të hapur për shitjen e Thuram, në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 60 milionë eurove.