Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.
Trajneri italian, Antonio Conte, është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive.
Conte është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe sipas raportimeve të fundit 54-vjeçari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e gjigantit italian.
Sipas së përditshmes Tuttosport, drejtuesit e Romës dhe Conte kanë arritur marrëveshje që ky i fundit ta merr drejtimin e skuadrës verën e ardhshme.
Roma renditet në pozitën e 13-të këtë sezon pas 7 ndeshjeve të luajtura dhe Mourinho do të largohet nga Olimpico në fund të sezonit.
Arsyeja e vetme që Roma nuk e ka shkarkuar ende Mourinhon është paga e tij prej 7 milionë eurove në sezon.