Të mëdhatë e Europës duan Victor Osimhen dhe janë të gatshme ta tundojnë me oferta marramendëse nëse sulmuesi nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në 2025-ën.
Përveç ofertave të çmendura nga Arabia Saudite, është kryesisht Premier League që tundon golahsënuesin më të mirë të sezonit të kaluara në Serie A.
Dhe mes pretendenteve në garë për yllin e Napoli-t duket se është edhe Tottenham, sipas Fichajes.net.
Pronari Levy duket se ka dëshirë t’i dhurojë një super sulmues trajnerit Postecoglou që në merkaton e janarit për të rritur nivelin e repartit sulmues dhe të kërkojë të luftojë për titullin pas fillimit të mirë të sezonit të Spurs.
Klubi londinez, që duket se ka hequr dorë nga ideja Vlahovic, duket se është i gatshëm të ofrojë plot 120 milionë euro për ta marrë Osimhen nga Napoli.
Duhet kuptuar nëse kjo shumë do të mjaftojë për Aurelio de Laurentiis, i cili ka refuzuar më parë një ofertë prej 140 milionë eurosh për lojtarin e tij.