Lajm bombastik: Bastoni largohet nga Interi për €90m

Oferta stratosferike ka arritur, Alessandro Bastoni largohet nga Interi.

Futbollisti i Interit, Alessandro Bastoni konsiderohet si njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë për momentin.

Bastoni konsiderohet si shtylla e Interit në mbrojtje dhe falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me zikaltrit, 24-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Sipas raportimeve të fundit, Manchester United dhe Manchester City do të duelojnë verën e ardhshme për shërbimet e Bastonit.

Bastoni ka kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe drejtuesit zikaltër janë të hapur ta lënë të lirë vetëm për 90 milionë euro, shifër të cilën skuadrat nga qyteti i Manchesterit janë të gatshme ta paguajnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here