Shpërthen ylli i Juventusit: “Milani po luan në Champions vetëm sepse na e mohuan neve”

Juventus këtë sezon nuk luan në asnjë kompeticion ndërkombëtar, pas dënimit që mori nga UEFA.

Bardhezinjtë u rendit në vendin e tretë sezonin e fundit të Serie A, por u detyrua të hapë krahun dhe vendin e tyre në Champions League e zuri Milan.

Ai që ka folur për mediat është Federico Chiesa, që shprehet: “I shoh ndeshjet e Champions League dhe më vjen të ulërij. Në atë skenë duhej të luanim ne, pasi e merituam në fushë, por na u hoq”.

Kur shoh Milan që luan aty nuk e pranoj dot. Milan u rendit në vendin e pestë dhe tani luan në një turne që na e hoqën ne… Kjo është e vështirë për t’u pranuar”, u shpreh më tej sulmuesi i Juventus.

Kemi dy sezone pa asnjë trofe dhe kjo gjë nuk i pëleqn klubit por edhe skuadrës. Objektivi ynë që sezonin tjetër të jemi në Champions League. Të shohim në mars se ku do të jemi dhe se çfarë do të thotë fusha”, u shpreh Chiesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here