Franca me postim epik për Giroud, e ftojnë atë si portier (FOTO)

Olivier Giroud ka qenë hero i Milanit në fitoren shumë të rëndësishme 0-1 në udhëtim te Genoa.

Sulmuesi francez u inkuadrua nga banka rezervë, por nuk shënoi e asistoi, hero u shndërrua me pritjet si portier.

Mike Maignan u ndëshkua me karton të kuq, derisa trajneri Stefano Pioli nuk kishte të drejtë më për zëvendësime dhe Olivier Giroud veshi fanellën e bashkëkombësit të tij duke qëndruar në portë.

Veterani francez bëri disa ndërhyrje vendimtare duke ia siguruar tre pikët Milanit dhe ai tanimë është bërë viral në rrjetet sociale.

Ka reaguar edhe faqja zyrtare e Përfaqësueses së Francës me një foto që ka shkuar virale.

“Duhet të rregullojmë listën”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës teksa ka publikuar Giroudin me fanellën e portierit.

&nbsp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here