Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.
Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar.
Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e një bomberi në merkaton e janarit dhe do të hidhen në sulm për të transferuar sulmuesin e Lille, Jonathan David.
David është objektivi kryesorë i Rosonerëve për repartin e sulmit dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e kanadezit.