Duket se te Juventusi nuk kanë fund skandalet, ku pas Paul Pogbas që doli se kishte përdorur doping, tashmë është radha e Nicolo Fagiolit, i cili dyshohet për baste të vëna në platforma ilegale.
Sipas Kodit të Sportit, asnjë lojtar, trajner apo pjesëtar i një klubi sportiv nuk lejohet që të luajë baste sportive.
Nga ana tjetër, fakti që Faxholi ka luajtur në platforma ilegale e bën më të rëndë dënimin që mund të marrë nga FIGC.
Siç bëhet me dije nga mediat italiane, nëse çdo gjë vërtetohet atëherë 22-vjeçari rrezikon një minimum prej 3 vitesh përjashtim nga futbolli i luajtur.