Bayerni i tha “jo” kthimit, Boateng pranë transferimit te gjiganti italian

Jerome Boateng mbetet një nga emrat më të njohur që nuk ka gjetur ende ekip për këtë sezon, ndonëse ka nisur muaji tetor.

Ish-mbrojtësi i Bajern Mynih dhe kombëtares gjermane, vazhdon të jetë në kërkim të një sistemimi, pasi mori një përgjigje negative nga bavarezët për kthimin pak ditë më parë.

Ai u stërvit me Bajernin dhe ishte shumë pranë firmës për një sezon me të. Por në fund Tuhel vendosi që të mos mbajë lojtarin, edhe për shkak të situatës së tij jashtë fushës së lojës, pasi vazhdon gjyqi me ish-partneren e tij që e akuzon për dhunë në familje.

Tanimë, ka dalë në skenë një tjetër hipotezë. “Corriere Dello Sport” ka bërë të ditur se Boateng është në bisedime me Romën dhe pret të transferohet në Serinë A.

Futbollisti 35-vjeçar mendohet se do të firmosë një kontratë njëvjeçare me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here