Balotelli i kundërpërgjigjet Ibrahimovicit, postimi i tij bëhet viral (FOTO)

    Pas deklaratës së Zlatan Ibrahimovic për Mario Balotellin, Super Mario është kundërpëgjigjur me një postim epik në rrjetet sociale.

    Ibrahimovic bëri një deklaratë të bujshme rreth Balotellit nga skena e “Festival dello Sport” të organizuar në Trento nga Gazzetta dello Sport.

    Kur një gazetarë e krahasoi takën e Leaos ndaj Newcastle me atë të Balotellit, Ibrahimovic deklaroi: “Nuk ka krahasim. Nëse Leao shënon ai është një gjeni, sepse vetëm një gjeni e di se çfarë të bëjë në raste të tilla. Kjo është arsyeja pse Leao është në fushë dhe Balotelli është në tribunë”.

    Por përgjigjia e Balotellit nuk ka vonuar dhe postimi i Super Marios në rrjetet sociale është bërë viral

    Pas deklaratës së Ibrahimovic, Balotelli ka postuar një foto me trofeun e Champions League të cilin e ka fituar në vitin 2010 me Interin.

    Balotelli ‘ia ka mbyllur gojën’ Ibrahimovic me këtë postim, pasiqë suedezi nuk e ka fituar asnjëherë Championsin.

     

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here